Vetura godet për vdekje këmbësorin në Podujevë (Foto)

28.06.2017 22:58:37

Një person rreth moshës 60-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi është goditur sonte nga një veturë në Podujevë.

Siç raporton KosovaPress, aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:20, në rrugën “Fitorja” në Podujevë.

Të aksidentuarit i është dhënë ndihma e parë dhe me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, i lënduari nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marruara dhe vdekja është konstatuar në këtë qendër nga mjeku kujdestar.