Veturën që ia vodhën në Vushtrri, e gjen në Gjermani

09.01.2019 20:43:57

Qytetari Burim Hasani ka arritur ta gjej veturën e tij dy vjet pasi ia kanë vjedhur.

Hasanit, veturën ia ka vjedhur një serb në Vushtrri, ndërsa atë ka arritur ta gjej në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

“Sapo e mora gjipin në policinë gjermane në Wurzburg që më është vjedhur tash e dy vjet në Vushtrri. Policia gjermane e ka konfiskuar nga një serbe… falenderimi shkon për policinë gjermane që ma kthyen prapë”.

Image may contain: people sitting and car