Videoja që po shokon Amerikën: Babai mëson të bijën trevjeçare të gjuaj me pushkë automatike

12.12.2016 17:30:45

Një video e postuar së fundmi në internet ka ngjallur reagime të ashpra të opinionit amerikan, në të cilën shfaqet një baba i cili e mëson bijën e vet trevjeçare të mbajë, shënjestrojë dhe gjuaj me pushkë automatike e cila ka të vendosur dylbinë përmbi (snajperin).

Videoja e postuar në Facebook, shfaq momentin kur një burrë që besohet të jetë nga Shtetet e Bashkuara, mëson të bijën e vet të qëllojë me armë të kalibrit të rëndë, transmeton Telegrafi.

Por vogëlushja duket se ia ka lakmi babait të saj, pasi që pas të shtënës së parë kërkon që sërish të gjuaj, dhe kështu fut në fole plumbin e dytë.

Në video mund të shihet se si vogëlushja qëllon katër herë, ku në secilën herë qëllon cakun edhe pse në video nuk shihet.