Gjermania e shqetësuar nga tensionimi i marrëdhënieve Rusi-Ukrainë

14.08.2016 16:45:08

Ministri i jashtëm i Gjermanisë shprehu shqetësimin e radhës nga përkeqësimi i marrëdhënieve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Frank Walter Steinmeier, ministër i jashtëm i Gjermanisë i cili nesër do të takohet me homologun e tij rus Sergei Lavrov, nga qeveritë e Moskës dhe Kievit kërkoi të bëjnë të gjitha përpjekjet për të parandaluar një tjetër krizë mes tyre.

Moska thotë se ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe ai i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, do të takohen më 15 gusht, për të diskutuar për konfliktet në Ukrainë dhe Siri. Ministria e jashtme e Rusisë ka shpallur sot se takimi do të mbahet në qytetin rus, Jekaterinburg.

Tensionet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës janë përshkallëzuar këtë javë, pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e akuzoi Ukrainën për plane për sabotazh në gadishullin Krime, të cilin Rusia e ka aneksuar nga Ukraina në vitin 2014.