Vidhen 25 kapakë të pusetave në Drenoc (VIDEO)

07.08.2017 21:41:10

Persona të panjohur të premtën kanë vjedhur 25 kapakë të pusetave në fshatin Drenoc të Prishtinës

Banorët ishin befasuar kur kishin parë që në rrugën ku kapakët që ishin vendosur para një viti, nuk ishin më aty.

Ata kanë kërkuar nga organet e rendit të veprojnë sa më shpejtë për këtë rast.

Për rastin janë të njoftuar edhe në polici. Në komunikatën e lëshuar për media nga forcat e rendit thuhet se janë duke u zhvilluar hetime për gjetjen dhe kapjen e hajnave të kapakëve të pusetave.