Aksident në Rogovë të Gjakovës, humbin jetën dy këmbësore

07.08.2017 21:43:40

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në rrugën lokale në periferi të fshatit Rogovë të Gjakovës ka ndodhur aksident i rëndë i komunikacionit, në të cilin humbën jetën dy këmbësore.

Policia e Kosovës, përmes një kumtese, bën të ditur se deri te aksidenti ka ardhur përderisa i mituri H. B. (16) duke drejtuar automjetin udhëtaresh me tabela te Zvicrës dhe duke mos iu përshtatë kushteve të rrugës humb kontrollin dhe i godet dy këmbësore,  të cilat nga lëndimet humbin jetën në vend ngjarje. Vdekjen e tyre e konstaton mjeku në vend ngjarje, ndërsa lëndime kanë marrë ngasësi i automjetit dhe një pasagjer, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit, viktimat në këtë aksident janë: Gj.  K.  e lindur në vitin 1962 dhe mbesa e saj L. D. e lindur më  2005. Ndërsa, lëndime kanë marrë  H. B. i lindur më 2001 dhe B. B. i lindur më 2001.

Të gjitha njësitë relevante se bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dal në vend ngjarjes dhe me hetimin e këtij rasti po merren njësia e hetimeve të aksidenteve të komunikacionit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.