Durrës: Shoferi serb përplas fëmijën 6 vjeçar në qendër të qytetit

07.08.2017 22:00:47

Nje tjeter aksident ka ndodhur në Durrës, ku një makinë ka përplasur një grua bashkë me foshnjën e saj, një tjetër fëmijë ka mbetur i plagosur.

Një shtetas serb ka përplasur me makinën e tij një fëmijë 6-vjeçar.

Mësohet se shtetasi serb vinte nga Vlora në qytetin e Durrësit.

Fëmija është dërguar në spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, shtetasi serb është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje për aksidentin.