Vizita e Bidenit në Kosovë, nuk e zmbraps opozitën

17.08.2016 22:30:36

Mesazhet e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, opozita po konsideron se i dedikohen personave që i ka patur në agjendë të takimit. Ndërsa, ardhja e Bidenit në Serbi dhe Kosovë përcjell mesazhin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Muharrem Nitaj, zëdhënësi i AAK-së, thotë se qysh para një viti edhe kjo parti ka kërkuar me ngulm që të zgjidhet me urgjence çështja e demarkacionit, e cila është në interes të stabilitetit dhe të prosperitetit të vendit dhe rajonit.

Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën, shprehet se mesazhet e Bidenit duhet t’i merr parasysh qeveritarët, sidomos ato për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Demarkacioni duhet të kryhet, por Biden nuk tha se e ka fjalën për këtë formë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Shpejtim Bulliqi nga LDK thotë se me vizitën e Bidenit po del “ne ia kemi prerë vetes teshat, e jo Amerika”.