Vizita e zëvendëspresidentit amerikan Xho Bajden tashmë është realizuar, dhe ai ka zhvilluar takimet e planifikuara me zyrtarë të lartë të shtetit. Përveç pjesës zyrtare të takimeve, nga të cilat kishte përjashtuar takimet me përfaqësues të opozitës, është edhe pjesa tjetër ceremoniale, honorifike ku ambasada amerikane në Prishtinë fton personalitete të rëndësishme me rastin e vizitës së zëvendëspresidentit Xho Bajden në Kosovë.
Nga burime të fokusi.org merret vesh se ambasada amerikane në Prishtinë nuk ka futur në listën e të ftuarve në ceremonitë dhe takimet e zëvendëspresidentit amerikan Xho Bajden, disa personalitete, ndër to edhe disa deputetë të LDK-së, të njohur si mbështetës të linjave opozitare të veprimit politik dhe jopolitik. Fjala është për mospërfshirje në listë të deputetëve Vjosa Osmani, Shpejtim Bulliqi etj., të cilët janë të njohur për angazhimet kundërshtuese ndaj marrëveshjeve me shtetet fqinje dhe në kundërshtim me qasjen dhe qëndrimet amerikane lidhur me to dhe përgjithësisht ndaj Kosovës








































