Vizita sekrete e kreut të CIA-s në Shqipëri, shkak ndikimi rus?

08.12.2016 21:36:08

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi shprehet se vizita sekrete e shefit të CIA-s, John Brennan në Shqipëri vjen në kuadër të ndryshimit të presidentëve në SHBA dhe për deklaratat e Ramës për ndikimin rus në vendin tonë.

“CIA është një shërbim i jashtëm inteligjent i SHBA dhe është një kanal më direkt se DASH për çështje direkte. Për çështjen e Kosovës CIA ishte javë përpara DASH dhe udhëheqësve amerikanë”, u shpreh Klosi.

Ish-kreu i SHISH gjithashtu duke theksuar se Shqipëria është një nga aleatët më të afërt të SHBA-së dhe takimi vjen dhe në kuadër të marrjes së detyrës së Presidentit nga Donald Trump ku pavarësisht deklaratave të Ramës “Trump kur të ulet në atë karrige do të duhet të bëjë detyrën”.

Nga ana tjetër, Klosi shtoi se në këtë vizitë janë diskutuar edhe “probleme që kanë natyrë politike, siç është problemi i iranianëve në Shqipëri”.