Avokati Millaku thotë se Sabit Geci është dërguar pa ndjenja në QKUK

08.12.2016 21:53:28

Sabi Gecit, ish-epror i UÇK-së, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin e ka konfirmuar për RTK, avokati i Gecit, Haxhi Millaku i cili ka thënë klienti i tij gjatë rrugës për në QKUK është dërguar pa ndjenja dhe se gjendja e tij ka qene e shkallës së rrezikut për jetë.

“Gecit i është përkeqësuar gjendja gjatë qëndrimit të tij në burgun e Dubravës”, thotë ai.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka shpallur fajtorë Sabit Gecin për krime lufte, dhe i njëjti është dënuar me 12 vjet burg.