Vogëlushi rikthehet në jetë pas aksidentit të tmerrshëm, i thotë nënës se pa babin dhe ‘2 fëmijë të tjerë’ në parajsë (Video)

20.10.2016 23:58:26

Më 1997, Julie Kemp ishte duke vozitur nga kisha për në shtëpi me burrin e saj Andy dhe djalin e saj 8 vjeçar Landon kur vetura e tyre u godit nga një ambulancë në një aksident të tmerrshëm.

Babai i Landon vdiq menjëherë, gjithashtu edhe Landon. Stafi i emergjencës nuk ishin në gjendje që t’i rikthenin në jetë organet vitale të Landon gjatë rrugës për në spital pas aksidentit.

Por më pas doktorët në Qendrën Mjekësore Carolinas në veri të Karolinës, SHBA e rikthyen atë prapë në jetë dhe i thanë se ka shumë pak gjasa që të mbijetojë, por pas dy javësh në komë, Landon për çudi u zgjua.

Të gjithë u habitën kur kuptuan se ai nuk kishte shenja të dëmtimit në tru. Julie mori djalin nga spitali dhe e nisi për shtëpi, duke mos i treguar se babai i tij kishte vdekur.

Ajo tentoi ta pyeste Landon nëse e dinte se ku ndodhej babai i tij… dhe përgjigja e tij e habiti atë. Ai i tha: “E pashë atë në parajsë”. Për më tepër, ai i foli asaj edhe për dy fëmijët e tjerë që ajo kishte humbur shumë vite para se Landon të lindte, duke thënë se i kishte parë edhe ata në parajsë.

Julie dhe burri i saj nuk i kishin treguar kurrë atij për ta. Kjo histori është thjeshtë mahnitëse për t’u dëgjuar.