Vrasja e ambasadorit, reagon Rusia dhe zyrtarët e SHBA-ve

19.12.2016 19:07:21

Pasi është qëlluar Ambasadori i Rusisë gjatë një ekspozite në një galeri në Ankara, kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia duke e dënuar aktin.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka konfirmuar se Karlov është qëlluar me armë dhe hospitalizuar duke shtuar se Rusia është në kontakt me autoritetet turke. Mediat kanë vendase kanë njoftuar se Putin do të ngarkojë një ekip për të hetuar vrasjen.

Ndërkohë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar.

“Ne i dënojmë aktet e dhunës” ka thënë Zëdhënësi i State Departmenti John Kirby.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me të dhe familjen” thuhet në reagim.

Ndërkohë ambasadori nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra gjatë një konferencë live në tv dhe ka vdekur në spital.