Vrasja e gazetares në Maltë, arrestohen tetë persona

04.12.2017 23:45:28

Policia e Maltës ka arrestuar tetë persona si të dyshuar për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia, e vrarë më 16 tetor me një autobombë pak pasi kishte dalë nga shtëpia.

Lajmin e ka njoftuar kryeministri maltez, Joseph Muscat, duke shpjeguar që policia tani ka 48 orë për të hetuar të dyshuarit dhe të vendosë nëse do të procedojë ligjërisht kundër tyre. Kryeministri ka nënvizuar pastaj se është i përkushtuar “më shumë se asnjëherë” për ta zgjidhur këtë çështje.

Gazetarja malteze njihet për shkrimet e saj teksa akuzonte pushtetarë të ndryshëm si të lidhur me korripsionin.

Ngjarja e rëndë ndodhi me 16 tetor, pranë shtëpisë së gazetares. Atentati tronditi opinionin vendas dhe gishti i fajësisë u adresua tek një pjesë e politikanëve kryesorë të ishullit, të akuzuar prej 53-vjeçares për korrupsion.

Për të zbardhur ngjarjen, autoritetet vendase kërkuan ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë, përfshi hetues të FBI-së.

Duke shfrytëzuar blogun e saj ajo ka sulmuar fortë politikanë të Partisë Laburiste dhe Partinë Nacionaliste të qëndres së djathtë për veprime korruptive duke shfrytëzuar postet politike. Galizia, kishte akuzar edhe gruan e Kryeministrit Maltezë si të lidhur me një llogari bankare në Panama që kanalizonte fonde nga familja Aliyev në pushtet në Azerbajxhan.

Kryenminsitri dhe bashkëshortja e tij i mohuan forcërisht akuzat për korruspison, por pas shpërthimit të skandalit ai thirri zgjedhje të parakoshme të cilat i fitoi