Vrasja e izraelitëve: Momenti kur shoferi i kamionit shtyp kalimtarët në Jerusalem

08.01.2017 22:41:36

Një kamion ka përplasur këmbësorët në Jeruzalem, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur më shumë se 15 të tjerë, njoftuan mediat izraelite.

Shoferi i kamionit u qëllua për vdekje nga Policia. Incidenti besohet të jetë një sulm i qëllimshëm.

Policia ka shkruar në Twitter se shoferi i kamionit kishte në shënjestër një grup ushtarësh izraelitë të cilët sapo kishin zbritur nga një autobus.

Ngjarja ka ndodhur në një shëtitore të populluar me pamje nga Qyteti i Vjetër i Jerusalemit.

Një video e momentit të krimit, tregon skenën e ngjarjes.

Kryeministri i Izaelit, Benjamin Netayahu ka deklaruar se agresori është një mbështetës i ISIS-it, por nuk dha detaje të tjera.

Gjithashtu ai foli për lidhje mes sulmit në Jerusalem dhe atyre të fundit në Gjermani dhe Francë.