Vrau dy persona në ’99; ekstradohet nga Greqia 40-vjeçari

11.11.2016 18:39:29

Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm. Nga Specialistët e  Interpol Tirana  është kryer ekstradimi  nga Greqia drejt  Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Feta Kaja, 40 vjeç, lindur në Fier. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Fier, 27 shkurt 2002, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekje”.

Ky shtetas me datë 7 gusht 1999, rreth orës 23:00   në fshatin Kallm, Fier, në bashkëpunim me dy shtetasit e tjerë V. P dhe J. B.,  kanë vrarë me armë zjarri shtetasit B. D dhe N. D, dhe më pas kanë vjedhur në banesën e tyre një shumë të konsiderueshme parash.   B. D dhe N. D, sapo ishin kthyer nga emigrimi në Greqi.

I ekstraduari, në Aeroportin “Nënë Tereza”, Tiranë, iu është dorëzuar autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.