Vrau studenten, ndërron jetë në spital Aldison Belulaj

28.01.2018 23:19:19

Ka ndërruar jetë pas një jave në Spitalin e Traumës i riu që vrau me armë zjarri studenten vitit të tretë për Drejtësi, Ariela Murati.

Autori i krimit, 23-vjeçari Aldison Belulaj, ndodhej në gjendje kome në spital, pasi u vetëplagos me armë, teksa më parë kishte qëlluar për vdekje me tre plumba bashkëfshataren e tij.

Ngjarja ndodhi të dielën e shkuar para Fakultetit të Mjekësisë, kur Ariela ishte duke ecur me motrën dhe kushërirën, kur u ndal nga Belulaj, i cili pas një bisede të tensionuar as një minutë, nxori një pistoletë dhe qëlloi të renë për vdekje.

Më pas ai u vetëplagos po në vendin e krimit dhe sot pasdite ka ndërruar jetë.

Sipas burimeve spitalore, i riu ka ndërruar jetë pasditen e së shtunës në Reanimacionin e Spitalit të Traumës, por njoftimi është bërë vetëm pasditen e sotme, 28 janar 2018.

Sipas mjekëve, plumbi me të cilin ai qëlloi veten në kokë e dëmtoi rëndë.