Vriten me dhjetëra mercenarë të Arabisë Saudite në Jemen

15.08.2016 17:36:00

Me qindra mercenarë të Arabisë Saudite, janë vrarë dhe plagosur në Jemen. Lajmi bëhet i ditur nga kanali Masira sipas të cilës lëvizja Ansarullah ka sulmuar mercenarët e Arabisë Saudite duke vrarë 32 prej tyre dhe vrarë 90 të tjerë.

Luftimet mes mercenarëve sauditë dhe ushtrisë së Jemenit, kanë arritur kulmin në provincat Xhuf dhe Bidha. Në provincën Mareb mësohet të jenë vrarë të paktën 20 mercenarë të Arabisë Saudite. Ndërsa kanali Al Alam njoftoi se avionët ushtarake të Arabisë Saudite në sulmet kundër zonave të banuara kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra civilë.

Vlen të theksohet se Arabia Saudite me dritën jeshile të Amerikës ka nisur sulmet kundër Jemenit prej marsit 2015 me pretekstin e mbështetjes së Abdarabuh Mansur Hadi.