Vritet një polic në Nju Jork

04.11.2016 23:08:17

Në pasditen e sotme në Nju Jork, një sulmues ka qëlluar me armë zjarri dy polic, ku si pasojë e plagëve të marrura ka ndërruar jetë njëri polic.

Fox News njofton se polici që ka ndërruar jetë ishte qëlluar në kokë, kurse polici tjetër ka marrë plagë të lehta në këmbë.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit është vrarë edhe sulmuesi, transmeton KosovaPress.

Sulmi është kryer në afërsi të kopshtit zoologjik në Bronx të Nju Jorkut.