Vuçiq: Dialog vetëm pas heqjes së taksës, përndryshe nuk është asgjë, faleminderit

28.12.2019 15:44:49

Kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq, ka preazantuar sot projektin e tij për pesë vitet e ardhshme duke treguar se do të ndajë për të ashtuquajturën “Zyra për Kosovën’ një shumë shtesë prej 150 milionë eurove.

Vuçiq ndërkohë ka thënë se këto fonde janë të destinuara për projektet infrastrukturore.

Më tutje, Vuçiq është shprehur se Serbia do të punojë edhe në jug të Ibrit dhe komunat ku jetojnë serbët.

Ai ka thënë se këto fonde u dedikohen projekteve infrastrukturore.

“Ne do të punojmë kudo që të mundemi. Jo vetëm në veri, por edhe në jug të Ibrit. Graçanicë, Ranilug, Kllokot, në gjithë Kosovën ku jetojnë serbët”, ka thënë Vuciq.

Sa i përket dialogut, Vucic ka thënë se Serbia do të vazhdojë të bëjë punën e saj dhe se është e gatshme të rikthehet në dialog kur Prishtina zyrtare të heq taksën 100 për qind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia.

“Le t’i heqin tarifat dhe ne do të biesdojmë. Nëse nuk dëshirojnë. Nuk është asgjë. Faliminderit”, ka thënë Vuçiq.

Tutje ka thënë se shteti serb edhe përkundër taksës së Kosovës, ka përformuar mirë dhe ka arsye për t’u gëzuar.