Vuçiq i përgjigjet patrikut Irinej se deshiron t’i shmanget dhunës

11.10.2016 14:03:24

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është përgjigjur sot deklaratës kërcënuese të patrikut të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, i cili ka thënë së fundi, duke iu referuar ligjit të për Trepçën, i miratuar dje në Kuvendin e Kosovës, se “atë që na është marrë më dhunë, më dhunë do ta kthejmë”.

Vuçiq ka thënë se nuk dëshiron të flasë për dhunën dhe se është e nevojshme që të gjendet mënyra për t’iu shmangur përdorimit të dhunës.

“Nuk dëshiroj të flas për dhunën nga ana e Serbisë, por do të dëshiroja që çfarëdo forme t’i shmangemi çfarëdo forme të dhunës, të huaj apo tonën”, është shprehur Vuçiq.

Patrikut Irine ka deklaruar se ajo që po ndodh në Kosovë është një padrejtësi e madhe e fuqive të mëdha ndaj një populli të vogël siç janë serbët.