Vuçiq: Merkeli pjesën më të madhe të fjalimit ia kushtoi dialogut Kosovë-Serbi

06.05.2020 23:14:58

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka qenë e pranishme gjatë tërë samitit virtual të Zagrebit, teksa pjesën më të madhe të fjalimit të saj ia ka kushtuar dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Merkel theksoi rëndësinë e të dërguarit special, Miroslav Lajcak dhe rolin e tij në negociatat e ardhshme.

Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton Blici serb.

“Është e vërtetë që ajo pjesën më të madhe të fjalës së saj ia kushtoi marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, por është gjithashtu e vërtetë që njerëzit e tjerë flisnin për të. Për herë të parë, dëgjova që Viktor Orban, por edhe disa liderë të tjerë rajonalë nga BE, thanë që aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në, BE-së i duhet edhe Ballkani”, ka thënë Vuçiq.

Vetë Vuçiqi, i pyetur rreth dialogut me Prishtinën, ka theksuar se “në të hyhet me vullnet të mirë dhe se nuk mund të thuhet paraprakisht se çfarë do të ndodhë gjatë bisedimeve”