Vuçiq thotë se temë kryesore në takimin me Joe Biden ishte dialogu Kosovë – Serbi

16.08.2016 19:07:15

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq tha pas takimi me zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden për marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, janë në rritje.

Ai shtoi se tema kryesore në takimin me Joe Biden, ishte marrëdhënia rajonale mes Beogradit dhe Prishtinës, por edhe rruga e shtetit serb drejtë Bashkimit Evropian, shkruan Tanjug.

Sa i përket çështjes së dialogut Kosovë – Serbi, Vuçiq ka thënë se “shumë kanë bërë gabime në marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve, shumë serbë dhe shqiptarë humbën jetën e tyre”, tha kryeministri serb.