VV DUHET TË DEKLAROHET PARA POPULLIT: E PRANON APO NUK E PRANON FRYMËN RUGOVISTE?

20.12.2019 12:15:02

Mendoj se problemi kryesor i VV -ës është krahu materialist i saj, krah të cilit edhe po i pengon një President i LDK-ës!
Në fakt problemi nuk është te Presidenti si materje, por problemi i krahut materialist të VV-es, është te Fryma Rugoviste e një presidenti të LDK-ës!

Përkunder faktit që për 30 vite në Kosovë është vetëm një Frymê legale dhe e pranueshme nga perëndimi dhe Amerika, e cila ende e prezanton Kosovën, e ajo është Fryma demokratike perëndimore Rugoviste, kjo Frymë ende nuk po pranohet nga një krah i cili po fshihet prapa Albinit dhe VV-ës!

Përkunder faktit që gjitha partitë tjera u dorëzuan dhe e pranuan Frymën Demokratike e Perëndimore Rugoviste, është vetëm VV ajo e cila ende nuk po mund ta pranoj Rugovizmin si Frymë.

Pa hyrë në analiza, pse dhe qysh ndodhi që VV ta sjell vetveten në këtë pikë, mendoj se është momenti i fundit që VV të dal para popullit të Kosovës dhe të jap vetëm një pergjigje:
E pranon apo nuk e pranon Frymën Rugoviste? PO ose JO!