Wesley Clark uron Kosovën: Keni miq shumë të mirë në SHBA (Video)

17.02.2018 20:19:02

Një mesazh shumë i rëndësishëm për Kosovën në këtë jubile të pavarësisë  është edhe ai i ish komandanti suprem të NATO-s, Gjenerali Wesley Clark.

Ai tha se popullin e Kosovës e mban në mend si ndër më të guximshmit dhe më të qëndrueshmit në Evropë. Po ashtu e kujtoj si popullin më pro amerikan”

“Tash kur po e festoni 10 vjetorin e pavarësisë, duhet ta kujtoni me shumë  krenari atë  që është arritur dhe nga ju duam të shikoni drejt asaj që mbetet për t’u bërë në të ardhmen”, aka thënë gjenerali Clark, transmeton RTV21.

“Të ardhmen e keni përpara. Keni popullin shumë të mirë. Keni miq shumë të mirë në SHBA, unë besoj në të ardhmen tuaj të ndritshme”, ka thën Clark.