WikiLeaks mohoi pretendimin e Assange për hakimin e pagesave tatimore të Trump

07.08.2016 00:23:57

Eli Watkins, CNN

WikiLeaks të shtunën mohoi pretendimin e bërë nga themeluesi i saj, Julian Assange, se ishte duke punuar në pagesat tatimore të pazbuluara të Donal Trump.

Deklarata e Assange erdhi në fund të një interviste të ashpër të premten me ” Real Time” të Bill Maher, gjatë së cilës u diskutuan mesazhet e shkruara dhe zanore të Komitetit Kombëtarë Demokratik. Assange, i cili u zotua se do të lëshojë më shumë informacione për të dëmtuar fushatën e Hillary Clinton, u pyet nga Maher, një mbështetës i Clinton, nëse ai ka plane të ngjashme për të prishur prespektivën presidenciale ë Trump.

“Pse nuk hakoni në pagesat tatimore të Donald Trumpit?” pyeti Maher.
“Ne jemi duke punuar në këtë aspekt” u përgjigj Assange, i cili nuk dha asnjë informacion më shumë.
Por një mesazh i publikuar në faqen zyrtare të WikiLeaks në Twiter mëngjesin e të shtunes mohoi pretendimin e Assange, duke pretenduar se ishte thënë në shaka.
“WikiLeaks nuk po ‘merret’ me hakimin e pagesave Tatimore të Trump-it. Ishte vetëm një shaka nga një shfaqje komedi. Ne po ‘merremi’ me inkurajimin e informatorëve.”

Capture
Trump ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme për shfaqjen e pagesave të tij tatimore në publik, duke thënë se është nën auditim.
Për një kohë të gjatë janë bërë kritika të konsiderueshme dhe spekulime mbi atë që këto dokumente mund të përmbajnë, duke përfshirë nëse Trump ka ndonjë marrdhënie biznesi me Rusinë.
Rivali amerikan është akuzuar të ketë qenë prapa e-maileve të hakuara të DNC, dhe debati që pasoi kishte për rezultat dorëheqjen e drejtoreshës së DNC, Debbie Wassermas Schultz, dhe largimin e disa zyrtarëve të tjerë të lartë nga DNC. Assange i tha CNN javën e kaluar se organizata e tij ka “më shumë materiale në lidhje me fushatën e Hillary Clinton”
“Pse nuk kemi parë asgjë të hakuar nga fushata e Trump-it?” Maher pyeti Assange i cili fliste përmes satelitit nga ambasada Ekuadoriane në Londër, ku ai përballet me ekstradimin rreth akuzave të dhunës seksuale. “Dua të them, ne natyrisht se e dimë se këto vinë nga Rusia. Duket sikur ju jeni duke punuar me një aktor të keq, Rusinë, për të vënë gishtin tuaj në shkallë, dhe në thelb, të ziheni me personin që zë rrugën e neve amerikanëve sunduar nga Donald Trump.”
Assange ia ktheu duke thënë, ” të gjithë e dinë burimin e asaj që ne publikuam. Burimi është Partia Demokratike.”
Assange gjithashtu goditi informatorin e Agjencisë Kombëtare të sigurisë Edward Snowden, i cili së fundmi kritikoi WikiLeaks për “armiqësinë, dhe ndreqjen modeste” të dokumenteve të tyre. Themeluesi i WikiLeaks tha se ai e “shpëtoi” Snowden, dhe la të kuptohet se kririkat e fundit të taktikave të WikiLeaks, kanë qenë një kërkim falje për presidentin Barack Obama. /përktheu nga anglishtja fokusi.org