Trafikimi i armëve nga Ballkani nxit BE-në ta monitorojë rajonin tonë

07.08.2016 08:52:43

Ekipi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme ka thënë të jetë duke e monitoruar rrjedhën e armëve për një Lindje të Mesme dhe në duart e grupeve islamiste në Siri, duke përfshirë ISIS-in.

Zëdhënësja e shefes së BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, Maja Kocijançiq, i ka thënë BIRN-it Shërbimi për Veprime të Jashtme është “shumë aktiv në këtë fushë” duke shtuar se “ne jemi dike e shikuar raportin që e keni publikuar ju”.

Shërbimi është duke mbledhur të dhëna për armët ilegale të gjetura në Siri dhe Irak, ka shtuar Kocijançiq.