Xhaka dhe Shaqiri ‘ngrijnë’ Serbinë në mes të Rusisë

22.06.2018 22:29:52

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri realizuan dy gola të mrekullueshëm që çuan në fitoren 2-1 të Zvicrës ndaj Serbisë në ndeshjen e dytë në Botëror.

Edhe pse Serbia shënoi që në minutën e 5, Zvicra gjeti forca dhe me dy lojtarët me origjinë shqiptare arriti të përmbysë gjithçka në këtë ndeshje.

Ka qenë pikërisht Granit Xhaka, ai që u bë protagonist, teksa në fillim të pjesës së dytë shënoi një supergol me të majtën, duke barazuar rezultatin. Aksioni nisi nga Shaqiri, goditja e të cilit u devijua dhe më pas topi përfundoi të Xhaka, që me një gjuajtje fantastike, e dërgoi në cepin e portës serbe.

Festa e mesfushorit me origjinë shqiptare ishte fantastike, pasi fillimisht bëri shqiponjën dhe më pas, bashkë me Blerim Xhemajlin formuan shqiponjën dykrenare të flamurit kuqezi.