Shqipëri: Lulzim Basha: Rama gënjen, 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa

22.06.2018 23:18:26

Kryetari demokrat Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në Facebook tqind e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa. Sipas tij, kryeministri Edi Rama gënjen paturpësisht. Basha bën thirrje që të bashkohen me PD, pasi alternativa që ai ofron ka taksat më të ulëta në rajon.

“Kush dëgjon Edi Ramën të flasë për taksa më të ulëta, e di se ai gënjen paturpësisht!

97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa.

Me taksën e re të ndërtesës bizneset po paguajnë 2-4 herë më shtrenjtë.

E vetmja zgjidhje për shpëtimin e çdokujt që refuzon të grabitet nga qeveria dhe bashkia është bashkimi me PD dhe alternativën tonë për taksat më të ulëta në rajon”, shkruan Basha në Facebook.