Xhemajli Kastrati: Reagim ndaj postimit të fotografisë time me bashkëfshatarët!

12.03.2019 13:51:19

Edhe Xhemaili Kastrati, i cili para do ditësh ka qenë proragonist i një shkrimin në vazhdime nga ana e Sinan Kastratit, lidhur me kohën e luftës dhe zhvillime të asaj kohe në zonën e Pashtrikut me rrethinë, ka reaguar ndaj keqpërdirmit të fotos së tij me bashkëfshatarë të tij në kohën kur autori Sinan Kastrati ka shkruar për të zhvilluar bisedë me ta lidhur me ato ngjarje.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e tij në facebook:

Këtë fotografi e kemi bërë gjatë marrjës së shënimeve të biografisë time dhe vëllaut tim Dëshmor me gazetarin Sinan Katrati.
OVL në Rahovec mendoj që është ngut me reagimin se ne (unë dhe Sinani)e njohim njëri tjetrin, e theksoj që Sinanin ka një vitë që e kam takuar për të parën herë, nuk bënë që të krijohet huti dhe përqarje,mendoj që kryetari i OVL. është dashur të bisedoj me mua për këtë temë pasi që është nga Drenoci .
Po e shkruaj një biografi të shkurtër për mua, jo për bashkëvendasit e mi sepse më njohin mua si person dhe familjën, por për opinion e gjerë.
Une Xhemajli Kastrati i lindur në Drenoc komuna e Rahovecit i përndjekur politik i dënuar me 3 vite burg në vitin 1978 për shkrimin e parollave kundër okupatorit serb, pastaj në vitin 1982 dënohem prap për shkak të shkrimit të parollave dhe ikjes në Shqipëri, torturohem shumë keq por nuk i tregoj shokët, dënohem me 90 ditë burgim ku në vetmi (Qeli ) qëndroj 21 ditë me tortura të vashdueshme, prap në vitin 1983 arrestohem dhe torturohem shumë keq, përndjekjet vazhdojnë kur më 1994 policia më rrethon shtëpin dhe më arreston mua, babën dhe vëllaun, ku ne stacionin e policisë torturohemi shumë keq unë dhe baba, unë arrij të arratisem prej katit të tretë të policis, arsyeja e arrestimit ishte se unë isha i kyqur me ministrin e mbrojtjës për bashkësin lokale, komandant për 7 fshatra, pastaj largohëm në Gjermani deri kur fillon lufta në Kosovë, e lë Gjermanin dhe vijë në luftë, kam marrë pjesë në aksionin “Feniks” në Koshare më 30.09.1998 kundër njësis speciale serbe “Zharka” dhe ka inqizim të aksionit i cili është publikuar në rrjetet sociale, kam qenë njësi elit, Garda profesionale “Skënderbeu” komandant i togut të parë, pastaj hym në Kosovë ku i bëmë 57-të orë marsh në nëntor të 1998, me urdhër të komandatit të zonës caktohem komandant operative në batalionin e dytë në Budakov, brigada 123.
Si batalion bëmë luftë frontale 47-të ditë, pastaj deri në fund të luftës pati luftime guerile.
Për meritat në luftë më ndahet banes, të cilën nuk e pranoj, demobilizohem pas një muaji që kishte përfunduar lufta, kam pasur presion që të qëndroj ende mirëpo unë për dy arsye nuk pranova:
1. Aq shumë e dua vendin tim dhe ushtrinë, dhe mendojë që nuk jam adekuat që të vazhdojë ti qoj proceset përpara.
2. Nëse secili punon në profesionin e vet Kosova do të ketë të ardhme më të sigurtë.
Ne kemi qenë tre vëllezër, të tretë ushtar në UÇK, unë, Besniku dhe Esherefedini. ESHEREFEDINI vritet në moshë të re, si18 vjeqar bije heroikisht bashkë në betejën e Rahovecit te vendi i quajtur ” Maja e Shkodranit” me Mizahir Ismen, Arjan Ibrahimi nga Shkodra dhe Bekim Isma nga Rahoveci, ku sot e asaj dite kufomat nuk i gjenden sepse ushtria serbe i kishte djegur për shkak të heroizmit të tyre.
Për respektin që gëzoj në fshatin tim dy herë jam zgjedhur kryetar fshati ku ende vazhdojë të mbaj këtë detyrë të besuar nga bashkëvendasit e mi.
Edhe pas gjithë kontributit të dhënë në luftë, tash jam në listën e veteranëve mashtrues, krejt kjo është bërë për t’a degraduar procesin e hetimeve për veteranët,
Unë, Sinan Kastratin për herë të parë e kam takuar në Qershor të vitit të kaluar dhe kurr më nuk jemi parë as nuk jemi takuar deri sa në odën e dajës Ali gjatë bisedës i tregova që kam qenë ushtarë, për vëllaun që është Dëshmorë dhe që kam qenë i përndjekur politik.
Sinani kërkoi të bëjë një shkrim për mua dhe vëllaun, unë pranova, por i thash:
Shkrimi duhët të jrtë vetëm për mua dhe vëllaun, nuk dëshiroj të shtohët apo largohët diçka që ka ndodhë, ku për këtë shkrim edhe e falenderoj.
Sa i përketë për shkrimet e tjera, ai e mban përgjegjësinë vet.
I përkulëm kategorive të dala nga lufta, Dëshmorëve të vërtetë, Lavdi dhe respekt për invalidët dhe veteranët e vërtetë.
Për Heronjët, Dëshmorët, invalidët dhe veteranët e rrejshëm përgjegjësia kalon tek institucionet dhe kamisioni qeveritar për verifikimin e kategorive të dala nga lufta, turp për ata matrapaz që na e kanë pru punën sa me na ardhë marre me tregu që kemi qenë ushtarë, komandant, sepse dikush në emër të luftës ka përfituar, kanë bërë miliona, disa janë kyqur në luftë për ti larë gjynahet e veta, sepse para lufte nuk kanë lënë gjë të zezë pa bërë.
Dikush mendon që historia fillon me luftën që e bëmë ne, por një gjë është e vertetë, një popull që nuk e nderon të kaluarën e vet, nuk ka të ardhme të sigurtë.
Lavdi Heronjve dhe Dëshmorëve të të gjitha kohërve, vetëm të vërtetëve.
Me respekt
Xhemajli Kastrati