Zef Preci: Real-Diplomaci amerikane

19.12.2017 00:13:53

Pertej cdo ndjesie personale apo opinioni individual mbi parregullsite procedurale, askush nga elita politike e Shqiperise te mos mendoje se ShBA-te, aleati strategjik i Shqiperise ne 100 vjet shtet qe u investua drejtperdrejt ne reformen ne drejtesi sebashku me Bashkimin Europian, do ta braktise kete reforme ne photofinish…

As maxhoranca te mos ndjehet sfidante dhe as opozita te mos ndjehet e sfiduar nga tensionimi jo pa baze i situates ne Kuvend dhe protesta jashte tij. Kohes se perfitimeve politike fale lidhjeve te dyshimta dhe per interesa personale me perfaqesues te huaj te akredituar ne Tirane “i ka ikur koha…”.
Eshte naive dhe primitive te behen perpjekje per te percjelle mediatikisht nje pjese te shqiptareve (psh mbeshtetesit e qeverise) si me pro-amerikane se pjesa tjeter (psh mbeshtetesit e opozites). Shumecka eshte e paqarte per rezultatet e pritshme te reformes, por personalisht vazhdoj te besoj se bizantinizmave te elites politike shqiptare po ju vjen fundi, se SHBA dhe BE nuk do te lejojne deshtimin e saj. Aq me teper qe Kushtetuta, te cilen po e eksperimentojme ketu, pasqyron edhe pervojen e grumbulluar ne Rumani, Kroaci e pse jo edhe ne Maqedonine fqinje, dmth rrit pasigurine dhe zbeh hap mbas hapi fuqine e elites politike ne kontrollin politik, klanor apo deri edhe te krimit te organizuar mbi institucioneve te vendit. A nuk ishte kryeministri ne hetim i Rumanise qe emeroi Drejtoren e Njesise Anti-Korrupsion te atij vendi dhe vetem mbas pak muajsh u shnderrua ne objektin e hetimit prej saj? Ndoshta edhe ketu dylbite e opinionit publik dhe mas-medias duhen drejtuar te nevoja emergjente e venies ne funksionim te mekanizmave korrigjues e ndeshkues pa meshire te paligjshmerise ne qeverisjen e vendit. E kjo nuk behet me protesta dhe shpenzim energjish njerezore per ceshtje veshtiresisht te perkthyeshme ne te perditshmen e qytetareve. Jo se nuk duhen perdorur protestat, sepse vendi dhe demokracia eshte kaq deficiente ketu pikesepari sepse mungojne protestat dhe shpirti i protestes nuk eshte zgjuar ende. Ato ishin, jane dhe do te jene gjithnje nje nder treguesit me te rendesishem te shendetit te demokracise. Por qytetaret shqiptare kane njemije e nje arsye te protestojne kunder keqqeverisjes, korrupsionit ne cdo qelize te shtetit, kapjes se shtetit nga grupe te krimit te organizuar, ineficiences dhe mediokritetit te Kuvendit dhe te administrates publIke ne teresi…

Eshte kohe reformash dhe megjithe ngercet e kuptueshme te stadit te zhvillimit te vendit, reformen ne drejtesi nuk e pengon dot njeri apo parti politike, ne pushtet apo ne opozite qofte.

Nuk jam aq optimist sa te shoh avancimin e reformes si “shkopin magjik” qe do te zgjidhe problemet e medha te shoqerise se sotme Shqiptare. Por kam bindjen e patundur se prej sonte, ata qe qeverisin ne radhe te pare, e te tjeret mbas tyre jane me pak te sigurte ndaj pandeshkueshmerise, qe sic dihet ka gerryer gjate tre dekadave te fundit besimin publik ndaj institucioneve te Shtetit te se drejtes dhe ka penguar respektimin e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut te sanksionuara ne Kushtetuten e vendit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar…
AL.USEMBASSY.GOV