Zgjedhjet e parakohshme sfidë për KQZ-në Zgjedhjet e parakohshme sfidë për KQZ-në

Zgjedhjet e parakohshme sfidë për KQZ-në Zgjedhjet e parakohshme sfidë për KQZ-në

10.05.2017 23:02:56

Komisioni Qendror Zgjedhor është institucion i cili sipas kushtetutës organizon zgjedhje dhe kurdoqoftë ato shpallen, KQZ e ka obligim kushtetues që ti organizojë, ka thënë për Radio Kosovën, kryetarja e këtij komisioni Valdete Daka.

“Natyrisht nuk është njësoj si të organizohen zgjedhjet për 30 ditë, sikur të organizohen për afatet e parapara me kushtetutë. Por meqenëse këto janë zgjedhjet e parekohshme dhe me siguri që ato duhet të organizohen në afat prej 30-45 ditë.

Thash edhe njëherë, është kjo që i mbetet KQZ-së ti organizojë zgjedhjet”, ka thënë Daka. Për datën e mundshme të mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, më 11 apo 18 qershor, Daka komentoi shkurt. “Ajo është çështje që i mbetet në diskrecion të Presidentit të Republikës dhe me siguri që ai do ta merrë vendimin e duhur”, u shpreh Daka.

Zgjedhjet e parekohshme pritet të mbahen pasi gjatë ditës së mërkurë, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan që t’i japin fund qeverisjes së koalicionit PDK-LDK. Me 78 vota për, 34 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi votoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Isa Mustafës të iniciuar nga NISMA, AAK dhe VV.