Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Kajl Skot: Qeveria amerikane nuk mbeshtet ndryshimin e kufijve

10.05.2017 23:10:26

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Kajl Skot, deklaroi sonte se nuk e di se çfarë ka folur Uilliam Uoker, por e di se Qeveria amerikane nuk e mbështet Shqipërinë e Madhe dhe as ndryshimin e kufijve.

“Zotëri Uoker është person privat dhe mund të flasë çfarë të dojë. Nuk e di saktë çfarë ka thënë, por që kam dëgjuar për komentet e mediave. Ajo të cilën unë e di është se Qeveria amerikane angazhohet për stabilitetin në rajon”, u ka thënë diplomati amerikan mediave në Beograd.