Australia, senatorja ushqen vajzën me gji në sallën e parlamentit

10.05.2017 23:16:19

Alia Joy, vajza e senatores australiane të Queensland, Larissa Waters është e porsalindur e parë që ushqehet me gji në sallën e parlamentit të Australisë.

Në senat ushqyerja me gji është lejuar me një vendim gjykate që në vitin 2003 dhe vitin e shkuar leja ishte shtrirë edhe në sallën e parlamentit, por askush më parë nuk  e kishte shfrytëzuar këtë mundësi.

Waters mori me vete vajzën e saj vetëm 2 muajsh në Parlament dhe, kur foshnja kishte uri, e ushqye me gji.