Zgjohet nga koma dhe mendon se ishte garues garash me vetura

16.08.2016 09:26:40

Një prezantues i BBC i cili për pak sa nuk ka vdekur në një aksident “horror” siç e ka cilësuar ai aksidentin me biçikletë, është zgjuar nga koma. Por dëmtimi masiv nga ky aksident, la shumë pasoja tek ai.

Pasi është zgjuar nga koma ai mendonte se kishte qenë në vitin 1952 dhe se ishte një shofer garash me makinë në Amerikë.

Will Glennon, 44 vjeç ka qenë duke udhëtuar me biçikletë pranë shtëpisë së tij në Marlborough, Wilts, Angli, në momentin kur është përplasur me një furgon.

Nga kjo përplasje fatale, ai theu brinjët dhe pësoi një dëmtim masiv në kokë.