Zhduket për herë të dytë 16-vjeçari shqiptar në Britani

20.04.2021 15:01:58

Një 16-vjeçar është shpallur i zhdukur nga autoritetet britanike. Shqiptari Drilon Murtati u pa për herë të fundit më 24 janar të këtij viti në Brent dhe nuk dihet asgjë për të që nga ajo kohë.

Kjo është herë e dytë që ai raportohet i zhdukur.16-vjeçari i u shpall i humbur në muajin gusht të vitit të kaluar në Bournemouth, por u gjet në fillim të shtatorit.

“Policia ka nevojë për ndihmën tuaj për të gjetur 16-vjeçarin”, njoftuan autoritetet, duke dhënë edhe adresat e fundit ku është parë adoleshenti shqiptar.