​Deklarimi i pasurisë bëhet përmes adresës elektronike për shkak të koronavirusit

16.03.2020 16:14:56

Agjencia kundër Korrupsionit u bëri sot thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publik që deklarimin e pasurisë ta bëjnë në mënyrë elektronike, pas vendimit të Qeverisë për masa shtesë kundër përhapjes së koronavirusit.

Në njoftim thuhet se procesi i deklarimit të pasurisë, i nisur më 1 mars 2020, do të vazhdojë të realizohet në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë.

Zyrtarët e lartë publik deklarimin e pasurisë mund ta bëjnë në mënyrë elektronike në adresën info@akk-ks.org.

AKK vlerëson se afati i deklarimit të pasurisë do të shtyhet edhe për një periudhë të caktuar, duke mos përcaktuar ndonjë afat për shkak të situatës së krijuar.

Për të gjitha ndryshimet AKK do të njoftojë me kohë opinionin dhe institucionet publike.