Çaji jeshil i sjell trupit tonë një varg përfitimesh shëndetësore, këtu kemi mbledhur disa prej tyre.
1. Humbja e peshës
Çaji jeshil forcon metabolizmin. Polifenoli që gjendet në të punon për të shtuar nivelet e oksidimit të dhjamit, si dhe ritmin me të cilin trupi juaj shndërron ushqimin në kalori.
2. Diabeti
Çaji jeshil ndihmon në rregullimin e niveleve të glukozës duke ngadalësuar rritjen e nivelit të sheqerit në gjak pas ngrënies. Kjo gjë parandalon rritje e shpejta të insulinës si dhe depozitimin e dhjamit.
3. Sëmundjet e zemrës
Shkencëtarët mendojnë se çaji jeshil punon për renditjen e enëve të gjakut, duke i ndihmuar të qëndrojnë të relaksuara dhe të përballojnë më mirë ndryshimet në tensionin e gjakut. Mund të ndihmojë edhe në formimin e mpiksjeve, që janë shkaku parësor i atakut në zemër.
4. Kanceri i ezofagut
Mund të reduktojë riskun për kancer në ezofag, por mendohet gjithashtu se vret qelizat kancerogjene në përgjithësi, pa dëmtuar indet e shëndetshme përreth tyre.
5. Kolesteroli
Çaji jeshil redukton kolesterolin e keq në gjak dhe përmirëson raportin kolesterol i mirë – kolesterol i keq.
6. Alzheimeri dhe Parkinsoni
Thuhet se ai vonon përkeqësimin që shkakton Alzheimeri dhe Parkinsoni. Studimet e kryer tek minjtë treguan se çaji jeshil mbrojti qelizat e trurit nga vdekja dhe rigjeneroi qelizat e dëmtuara në tru.
7. Prishjen e dhëmbëve
Studimet tregojnë se antioksidanti kimik “katekin” tek çaji jeshil mund të shkatërrojë bakteriet dhe viruset që shkaktojnë infeksione të fytit, karie të dhëmbëve dhe sëmundje të tjera dentare.
8. Tensioni i gjakut
Konsumi i rregullt i çajit jeshil mendohet se redukton riskun e tensionit të lartë të gjakut.
9. Depresioni
Teanina është një amino acid që gjendet në gjethet e çajit jeshil. Eshtë substanca e cila mendohet që ofron një efekt relaksues dhe qetësues, dhe është shumë dobiprurëse për ata që e konsumojnë.
10. Antivirus dhe antibakterie
Katekinat e çajit jeshil janë agjentë të fortë antiviralë dhe antibakterialë që i bën ata shumë efikasë për trajtimin e sëmundjeve, nga gripi tek kanceri. Disa studime kanë gjetur që çaji jeshil ka penguar përhapjen e shumë sëmundjeve.
11. Kujdesi i lëkurës
Çaji jeshil ndihmon edhe me rudhat dhe me shenjat e plakjes. Kjo ndodh për shkak të aktivitetit antioksidant dhe antiinflamator. Por studimet tek kafshët dhe njerëzit kanë demonstruar gjithashtu se Çaji jeshil mund të reduktojë edhe dëmtimin nga dielli