30 mijë euro për aeroportin e Gjakovës nga Qeveria Kosovës

18.10.2016 10:43:04

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 30 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të sigurisë dhe nevojave të tjera emergjente të ndërmarrjes publike qendrore Aeroporti i Gjakovës.

Qeveria po ashtu ka miratuar projektligjin për Inspektoratin Shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, i cili prezantoi projektligjin për Inspektoratin Shëndetësor tha se përmes tij Ministria e Shëndetësisë forcon rolin e saj mbikëqyrës.