4000 ushtarë të NATO-s në kufirin rus, vazhdojnë “lojërat e luftës”

20.11.2016 17:57:55

Jo shumë larg nga kufiri i Rusisë, në Lituani sot ka filluar ushtrimi më i madh ushtarak në të cilin marrin pjesë 4000 ushtarë nga 11 vende të NATO-s.

Siç raporton RT, “lojërat e luftës” kanë për qëllim që të testojnë gatishmërinë e vendeve Baltike që sa më shpejt të mund të dislokojnë numër të madh të ushtarëve, transmeton lajmi.net.

Ushtrimi i quajtur “Shpata e hekurt” do të zgjas deri më 2 dhjetor dhe do të mbahet në dy lokacione në Lituani.

Në ushtrime po marrin pjesë ushtarë nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Kanada, Polonia, Rumania, Sllovenia, Luksemburgu, Lituania, Estonia dhe Letonia.