700 ndeshje si profesionist për Ronaldon

23.02.2017 12:17:50

Cristiano Ronaldo regjistroi paraqitjen numër 700 si futbollist profesionist.

Në ndeshjen ndaj Valencias ylli portugez realizoi një gol, por që doli të ishte i pamjaftueshëm për të shmangur disfatën e Real Madridit.

Megjithatë në këtë takim Ronaldo regjistroi paraqitjen e 700-të si futbollist profesionist.

CR7 e ka nisur karrierën me Sportingun, ku më pas është transferuar te Manchester United dhe tash e 8 vite është pjesë e Realit.

Me ‘Los Blancos’ portugezi ka 386 gola në 377 ndeshje, duke mbajtur ende mesataren më shumë se një gol për ndeshje, si askush më parë.

Në total, ai ka 509 gola në 700 ndeshje. Me kombëtaren, Ronaldo ka 68 gola në 135 ndeshje.