A janë shtuar kërkesat ndaj Serbisë për kompensim të dëmeve në ekonomi dhe për demet e luftës?

01.03.2019 11:37:12

Nga Muhamete Mustafa

Kultura e kontinuitetit institucional në vend të pragmatizmit dhe të improvizimeve

Mbrëmë ne një emisionin e debati te Klan Kosovës , njeri nga bashkekryesusit e delegacionit shtetëror për Dialogun me Serbinë ( z. Sh.Ahmeti) deklaroi se kërkesat për kompensimin e dëmeve ekonomike qe i ka shkaktuar ne Kosove Qeveria Serbe gjate periudhës se okupimit te Kosovës , pas shuarjes se autonomisë ( korrik 1990-Qershor 1999), si dhe kërkesa për zhdëmtim te dëmeve te luftës ( 1997-1999) nuk janë shtruar asnjëherë. Meqenëse kjo nuk është e sakte po jap sqarimin si vijon.
Ne kuadër te përgatitjeve për negociatat ne Vjene ( 2006) kjo çështje është elaboruar dhe trajtuar me seriozitetin e duhur ne kuadër te Ekipit te Unitetit dhe te trupave te tij, me saktësisht nga Grupi i eksperteve për ekonomi te cilin e kam udhëhequr unë. Grupi i gjere i përberë prej 50 ekonomisteve te shquar , te gjeneratave te ndryshme dhe me ekspertize për sektorë e çështje relevante , ka përgatitur Platformën politike te shoqëruar me anekse analitike për secilën çështje , i ka aprovuar me konsensus , i ka prezantuar tek ekipi i unitetit dhe pas miratimit edhe aty ka shkuar shume i përgatitur ne raundin e bisedimeve për ekonomi ne Vjene ne maj te vitit 2006. Qëndrimet dhe kërkesat e argumentuara për kompensim te dëmeve nga qeveria e Serbisë janë prezantuar ne tavolinën e dialogut ne prezencën e ekipit te Ahtisaarit dhe vëzhguesve te tjerë ndërkombëtar . Dosja për ketë me gjithë dokumentacionin është dorëzuar ne ekipin e unitetit dhe duhet te jete ne Arkivin e tij , ne Kryesi apo Qeveri. Rrjedhën e negociatave për këtë çështje ne Vjene dhe rezultatet e tij i kam prezantuar ne librin e publikuar me 2016 ( Kapërcimi i Vetmisë, UET Press, Tirane) dhe pjesërisht edhe ne librin e publikuar këto dite ( Udhëkryqi i Dialogut Kosove Serbi, Dukagjini 2019). Sigurisht qe ekipi shtetëror i formuar tash nga Kuvendi i Kosovës , mund ti konsultoje ose mos ti konsultoje këto materiale, po është mire te jete koshientë për ekzistencën e tyre. Natyrisht se ato mund te pasurohen edhe me argumente te reja , por sipas mendimit tim përqendrimi me i madh do te duhej te ishte ne evidentimin , analizimin dhe ne shtrimin e kërkesave për kompensim te dëmeve te shkaktuara nga Qeveria Serbe për periudhën 2006- 20019 ( si për shembull ne energji dhe jo vetëm aty) per te kompletuar tere faturën qe duhet ti vihet Serbisë edhe ne negociatat e tashme. Një çështje tjetër edhe me me rendësi është se Kosovës i duhet me te madhe ndërtimi kulturës institucionale dhe