A kishte lista me emra për likuidim (edhe) në Drenofc të Zatriqit dhe kush i hartonte ato lista?

03.03.2019 10:49:47

Sinan Kastrati, Suedi

Nga “Ditari im (3)

Duart e “Rrezikut” janë duar me gjak deri në brryla

Kush u pushkatua “Në emër të popullit”?

Po burri me plis të bardhë që u vra para nxënësve të shkollës në Drenofc, kush ishte?

A kishte listë me 67 persona për likuidim në Drenofc?

Me sherr e me hile gjithashtu, “shtabi i UCK-së” nga Drenofci, i ka qunjë grup “ushtarësh”, pra me urdhër të “shtabit” që të shkojnë në shtëpinë e Hasan Rrustemit, udbash dhe ta marrin Murat Rrustemin, kondukter, vëllain e  Hasanit, që edhe më shumë ti hasmërojnë familjet e ti ndajnë, në ata të “luftës” dhe “kundër”, që konsideroheshin krerët e LDK-së që nga Ibrahim Rugova e deri të kryetarët LDK-së të fshatrave. Këtu flitet se ka qenë Mensur Zyberaj, ai që ka dhënë urdhër me shkua te Murati.

Muratin e arrestojnë dhe e burgosin në burgun që ishte në podrumin e shkollës, e torturojnë dhe askush nuk e din më se çka ndodhi me Muratin. Ai “zhduket” dhe sot e gjithë ditën nuk dihet ku e ka varrin apo çka ka ndodhur me te, si dhe shumë të tjerë para e pas tij.

“Rreziku”, Gani Gjemë Paqarizi nga Lubizhda e Malishevës, i kishte përvjelur duart me gjak dhe i lante në kroin e fshatit Drenofc, me ato duar e me gjakun e të burgosurve që i rrihte e i torturonte, të burgosurit.

“Në emër të popullit” vritet Hasan Rrustemi

Kush ka hy në lokalet e Zyrës së Vendit, që ishte afër shkollës, dhe në shkollë, nuk dilte i sh`nosh, thonë fshatarët e Drenofcit.

Hasan Rrustemin, udbashin e vret Asman Zyberaj, “Në emër të popullit” dhe Murat Alush Rrustemi, vëllai i udbashit, zhduket në Burgun e Drenofcit të Zatriqit.

Kush ishte burri me plis të bardhë që u vra para nxënësve të shkollës në Drenofc?

Gani Paqarizi dhe një tjetër e kanë pushkatua një njeri me rroba të zeza e këmishë e plis të bardhë, te shkolla e vjetër e para fëmijëve, nxënësve të shkollës (më 10-18 korrik 1998).

“Një burrë me plis të bardhë në fushën e sportit të shkollës, është vrarë para nxënësve, thanë të gjithë të pranishmit në odën e bacës Ali.

Aty përveç “Rrezikut” ka qenë edhe Sabit Geci, “Qopa”, i cili paska thënë  “shkaku i tij, “Burrit me plis”, kam mbetur sakat (kishte mbetur në karrocë).

Flitet se Ganiu, “Rreziku” i ka torturua të burgosurit e pastaj i ka qu në Kleqkë e se çka ka ndodhur me ta më, veç Zoti e din. E din dhe duhet me e djtur edhe këta që janë gjallë dhe po thonë: “… e mbrojta luftën e pastër të UÇK-së.

Tjetri, Behajdin Hallaqi, i cili ka jetuar në Prizren, një njeri shumë autoritativ, është zhdukur në Drenofc e drenocasit, gishtin e drejtojnë nga “udhëheqësit” e “shatabit të UÇK -së” në Drenofc.

Në kohën, kur Behadin Hallaqi “zhduket”, Hashim Thaçi e Kadri Veseli ishin në Drenofc.

Hysen Brahim Muhagjeri i katundit Denjë ka qenë në burgun e Drenofcit, edhe ai është zhdukur, “pa shej e pa dok”.

Avdi Muhamet Berisha i Brestofcit është zhdukur në Burgun e Drenofcit, pasi e kishin torturua e djali e tij, iu ka qit bombën policisë serbe në bunker(do të flas më vonë, në këtë shkrim, të vogël. Afërsisht kështu më tha edhe vëllai i tij, në Brestoc, Mario Berisha).

Vesel Krasniqi,”Kallabiqi”, nga Pastaseli, djali i Beq Krasniqit, (shumar), rojtar pylli, i burgosur në burgun e Drenofcit, edhe ky eshtë i zhdukur në Drenoc e nuk dihet asgjë, as sot.

Toni e Mici, (ushtarë) luftëtarë në Kroaci, e më vonë në UÇK-ë arrestohen në Ratkofc  e të lidhur e bijnë e i burgosen në Drenofc.

Pasi dalin nga burgu i Drenofcit, Toni e Mici ndahen nga “shtabi” i Drenofcit dhe e formojnë shtabin në Rahovec.

Shtabi në Rahovec e ka pas emrin “ARTI”. Të dytë, Toni e Mici, janë vrarë në Apterushë, tash janë shpallur hero. Kanë qenë në brigaden 124 që përfshinte fshatrat: Drenofc, Ratkofc, Brestofc, Reti e të gjitha fshatrat tjera të komunës së Rahovecit.

Hiseni i Denjit, Murat Rrustemi i Drenofcit, Vesel Krasniqi, “Kallabiqi” i Pastaselit, shumar, Hasan Avdija, magjup, të dyshuar për spiunim kanë qenë të burgosur në Burgun e Drenofcit, në podrumet e shkollës, ku i linin drutë, janë zhdukur.

Sipas bacës Ali, Ruzhdiut e të të pranishmëve të tjerë, ka pas burg në Drenofc, ku edhe katër të burgosurit e lartë përmendur zhduken.

Bislim Zyrapi, Kadri Kastrati, Selim Krasniqi, Hisen Ibrahimi … kanë kalua shpesh nëpër Drenofc të Zatrqiqit.

Lista me 67 persona për likuidim

Në Drenofc ka qarkullua një listë me 67 persona për likuidim. Në mesin e tyre ka qenë edhe baca Ali, Ali Ethem Muharremit, si njerëz të rrezikshëm, kryesisht udhëheqës e njerëz të afërt e me bindje e besim nëLDK-në tëLDK-së por askush nuk ishte në gjendje nga të pranishmit në odën e bacës Ali që ta verifikoj ose së pakut të tregoj një kopje të asaj liste. Për ketë, tha edhe baca Ali por askush nuk paraqiti ndonjë fakt, fletë-listë me emrat e të “dyshuarve!.

Kush janë ata?

Vazhdon

(Në vazhdimin tjetër: Xhemajli Rexhep Kastrati, heroi i gjallë dhe vëllai, Esherefedin R. Kastrati, dëshmor)


Malmö, 3 mars 2019