Abrashi dhe ambasadorja kroate diskutojnë për raportet ndërshtetërore

24.02.2017 16:38:16

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi priti sot në takim Ambasadoren kroate  Marija Kapitanoviq, ku u trajtuan shumë tema me rëndësi për dy shtetet.

Temë e bisedimeve ishte avancimi mirëqenies sociale për komunitetin kroat në Kosovë. Në këtë drejtim Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të shqyrtojë mundësitë për projekte konkrete prej të cilave komuniteti kroat do të përfitonte në veçanti, transmeton lajmi.net.

Në kuadër të këtij takimi u bisedua edhe finalizimin e marrëveshjes në fushën e pensioneve.

Ambasadorja Kapitanoviq dhe ministri Abrashi, diskutuan gjithashtu që punëkërkuesve nga Kosova t’u krijohen mundësi dhe lehtësira që të punojnë në Kroaci në sektorë specifik.