Ahmeti: “Duhet të rregullohen shtretërit e lumenjve”

03.02.2018 21:39:36

Tahir Ahmeti, njohës i emergjencave dhe bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka theksuar se para sezonit të reshjeve, organet kompetente, përveç masave të tjera parandaluese, duhet të bëjnë rregullimin e shtretërve të lumenjve, kanaleve kulluese apo prrockave, në mënyrë që të pengohet dalja e ujit nga shtretërit.

Postimi i Ahmetit në Facebook:

Para sezonës së reshjeve, organet kompetente, përveq masave të tjera parandaluese, duhet të bëjnë rregullimin e shtretërve të lumenjëve, kanaleve kulluese apo prrockave, në në mënyrë që të pengohet dalja e ujit nga shtretërit, e që pastaj mundë të shkakton vërshime, si dhe të ndalohet eksploatimi i pa kontrolluar i zhavorrit, mu në shtretërit e lumenjve, që ndikon direkt në rrjedhën normale të ujit i cili është i detyruar të del nga shtrati dhe të vërshoj.

Tanimë kur veq kanë filluar reshjet e theksuara atmosferike të shiut, dhe kanë filluar problemet e para me vërshimet, në komunën e Deçanit, si dhe kur kemi paralajmërin e Institutit Hidrometerolgjik të Kosovës për vërshime të tjera në vise të ndryshme të Kosovës, kryetarët e komunave në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), duhet t’i vënë në dispozicion të gjitha resurset, dhe t’i aktivizojnë shtabet e krizave, në mënyrë që tu dilet në ndihmë popullatës së rrezikuar nga vërshimet.