Ai pyeste: Kush e mori babën tonë? Çka ndodhi, dhe ku është varrosur ai ?

07.03.2019 09:25:17

Nga Sinan Kastrati,

Nga Ditari im (7)

(Vazhon nga numrat e kaluar, 6 vazhdime)

Ka ardhur nje UÇK i madh

Edhe ketu është luftë dhe ka nevojë

Le te vijnë serbët e le të mi marrin armët!

“Nëse të mungon fakti, mos e merr lapsin me shkruajt”!

Unë isha i veshur me uniformë. Rrugën e kami vazhdua për në Celinë e Hoqë të Vogël, te Selim Gashi kishin qenë nja 7 prijës të “Shigjetës” dhe disa ushtar të Drenices. Prej shtëpsië së Selimit kemi shkua te Hamdi Kupa e ata, ushtarrët nga Drenica kanë shkua për në Drenice, me armë. Ata me luten që të shkoj me ta. – Edhe ketu është luftë dhe ka nevojë, iu thash unë.

“Pi Hoqes së Vogël, kam ardhur në shtëpi sepse nuk i kisha parë familjën e ata nuk e dishin ku jam. E kam pas nënen (Nurien) gjallë, gruan dhe një djalë, si dhe Selimin e Milaimin, vëllezërit”. . .

Kur jam ardh në shtëpi mora vesh që baba nuk është dhe më treguan familja që UÇK-ja e kanë marrë

Ne jemi pesë (5) Vëllezër: Marjo, Rrustemi (në Zvicerr), Selimi, është vrarë, Milaimi dhe Feimi (në Gjermani). Feimi bashkë me djalin tim Nisretin kanë ikur prej ish ushtris së APJ-së.  

Ka ardhur nje UÇK i madh. Kështu ishte hapur fjala se ka ardhur një nje UÇK i madh, kjo fjalë kishte shkua deri te policia serbe, për të cilën ishte rrezik dhe frikë edhe për familjen time dhe fshatin po ta dinin serbët se ku jam e ku e kam familjen.

Kështu flitej për mua në Brestovc dhe katundet përreth e dikush sigurisht iu ka tregua edhe serbëve prandaj isha edhe më shumë i kujdeshëm për lëvizjet e mia.

Le te vijnë serbët e le të mi marrin armët!

Disa shqiptarë në Brestovc i kanë dorëzua armët e unë nuk i kam dorzua armët e mia. Thash le te vijne ata (serbët) e le të mi marrin.

Më vonë armët që i kam pas tepër ia kam dhenë UÇK-së të vendi i quajtur” Te Vneshta”, “Izbishte”, te Komandant Drini që ishte aty.

Pas luftës, kam shkua unë me UNMIKUN në Drenofc të Zatriqit, bashkë me disa familjarë të Senofcit, Pastaselit e të Denjit, i kemi kërkua familjarët e zhdukur, unë babën qe as sot nuk e di ku e ka varrin e ata të vetët.

Si familje, ia kam pagua (ai tha “larë borqin) borgjin Kosovës e tash Kosova nuk është në gjendje të më tregoi ku e kam varrin e babës- Avdiut, thot Marjo Berisha 

Selimi, vëllai im, tash dëshmor, ka hi në bunker të shkive, në kufii, në mes të Brestovcit dhe Hoqes së Madhe, kah fundi i Majit. I ka sulmua dhe ka dashur me iu marr armët e tyre, prandaj është vrarë.

Selimin e kishin varros në vorret e Rahovecit. Unë kam shkua në Rahovec e kam marre dhe e kam varros në vorret e varret e fshatit, te dashmoreve, martireve dhe viktimave.

Sabahajdin Cena e dinte ku eshtë i varrosur vellai, që i kishin varrosur romet, me siguri se i kanë detyrua serbët, me zor.

Dy djemt e Selimit njeri (Krenari) është në Lozanë të Zvicrres  e tjetri, Leotrimi me nënen e familje jetojnë në Tiranë.

Kemi jetë të rehatshme, me standard mesatar, por që kemi punua, me punë e kemi bërë. Përveç punës time, me djersë, unë nuk kam dashur para, e nuk kam aplikua si vetran sepse nuk kam luftuar për para. Jam i lirë me shkua kudo dhe kjo është kryesore.

Po jetojme ne ankth sepse nuk e dim ku e kemi babën e ata na kanë “mbyte” e na kanë “flliq” pa nevojë, por ata e me këte e kanë flliq vetvehten (shën imi). Kjo po na cillet dhe çdo minut na bjen ndermend baba.

Nuk e dim pse por “per me u ba unë i mirë, duhet me e ba te dikund tjetër të keq”

“Me pas bisht ta k`pusin e mos me pas ta ngjesin”

Na mban shpresa që kushdo që e don Kosovën, duhet të na tregoj:

ka ka ndodhur me babën tonë dhe ku është varrosur?

Qeveria duhet të tregoj, edhe pse kaluan 21 vjet, ka obligim.

Gëzimi më i madh për mua ishte kur isha jasht e dëgjova formimin e Ushtrisë, Ministria e Mbrojtjes, FARKU dhe për prijësin Ibrahim Rugova dhe kjo për të vetmen arsye, me mbrojt vendin tonë.

Mario mirret me bletari. Ka 80 koshare me bletë: Jetojnë bashkë me shoqen e dy djemt (Nisretin dhe Bekim Berishën).

Në mbrëmje vonë, u ndam nga Mario me shpresë se edhe ne do të dëgjojmë diçka për fatin e babait të Marios.

Tashmë terri e kish marrë “hyqmin” në fshatin e Marios dhe shoferi filloi me pritesë të na vozis deri në Rahovec. Tha se nuk po sheh mirë natën.

E netë të tilla, me terr e me frigë, podrimqakët kishin pasur shumë, që nga viti 1981.

A do të ketë shpresë për këta podrimqak dhe për familjen e Marios?

Shpresa vdes e fundit.

P. S.

“Nëse të mungon fakti, mos e merr lapsin  me shkruajt”!

Sqarim: Isha shumë i vetdishëm se do të ketë reagime, sikurse që jam shumë i sigurtë se nuk janë thënë të gjithat e ndoshta dikujt edhe i kam hy në hak.

Një temë e tillë për të zhdukurit ose të pagjeturit e të vrarit që ende nuk dihet as vorret ku i kanë, për familjarët është një plagë e pashëruar por është edhe një obligim ligjor për organet përkatëse të Kosovës, që çdo vrasje nga kushdo çoft ajo, që dyshohet se është bërë nga idividë apo organizatë, duhet të zbulohet e aktorët të dalin para drejtësisë dhe ta marrin denimin e merituar.

Dhe krejt në fund do të shërbehem me një shprehje të Dritëro Agollit, i cili si ligjërues në degën e gazetarisë iu thotë studentëve, gazetarë të ardhshëm “Mos e merr lapsin me shkruajt, nëse të mungon fakti”, thotë në një shkrim Idriz Zeqiraj.

Malmö, 7 Mars 2019