Aksident në Ferizaj, humb jetën 26 vjeçari nga Norvegjia

10.07.2017 16:34:38

Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 04:50 ,në magjistralen Prishtinë-Ferizaj,te rrethrrotullimi afër ,, HIB petrolit” në Ferizaj , ka humbur jetën një person.

Sipas raporteve të para,rasti ka ndodhur  kur  ngasësi  i veturës BMË me targa të Norvegjisë ( F.S.  m/sh/shtetas i Norvegjisë , 26 vjeç) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,me pjesën e përparme të automjejtit godet rrethin dhe pastaj rrotullohet  , me ç’rast pëson lëndime   të rënda trupore.

Të  lënduarit,  fillimisht i është dhënë  ndihma mjekësore në Emergjencën e Ferizajt,e pastaj   është dërguar në QKUK Prishtinë, ku pas një kohe kemi pranuar informatën se i njëjti ka ndërruar jetë, njofton Policia.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor.