Aksident trafiku në Skenderaj, katër të lënduar janë dërguar në QKUK

14.01.2017 13:09:03

Sot rreth orës 9:00, katër persona kanë pësuar lëndime nga një aksident që ka ndodhur në fshatin Kopiliq i Epërm – Skenderaj.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, drejtuesi i veturës ka humbur kontrollin ndaj veturës me ç’rast vetura ka rrëshqitur nga rruga.

“Si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona që ndodheshin në veturë. Të njëjtit pas dhënies së ndihmës së parë janë dërguar në QKMF Skenderaj, ku më pas janë dërguar në QKUK”, ka thënë Zahiti për Telegrafin.