Aktivitetet inovative të BONEVET nderohen me çmimin FIDES

07.12.2016 14:41:11

Në kuadër të muajit të filantropisë, Forumi për Iniciativa Qytetare FIQ ka organizuar ceremoninë e dhënies së çmimeve FIDES 2016 për mirënjohje të kontributit të filantropëve kosovarë.

Me çmimin FIDES “Kontribut në Projekte Komunitare” u nderua Hapësira krijuese BONEVET për projektin “Klasa Kreative BONEVET”.

Objektivi kryesor i klasës kreative BONEVET është të inkurajojë imagjinatën, kreativitetin dhe ndërtimin e frymës ekipore të të mësuarit dhe të krijuarit, në mesin e fëmijëve, nxënësve dhe të rritur duke krijuar.

BONEVET dëshiron dhe besojnë se kjo iniciativë do të ndihmojë brezat e rinj të vajzave dhe djemve duke përdorur më së miri talentin e tyre, të mësojnë aftësi të reja dhe të punojnë së bashku me të tjerët për të marrë iniciativa, menaxhimin e projekteve dhe të formojnë ekipe.

Duke integruar një hapësirë të tillë krijuese nëpër shkolla, BONEVET synon që të përgatisë dhe zhvillojë të rinjtë në shumë sfera si: teknologji, elektronikë, robotikë, programim, dizajnim, krijim të prototipeve e shumë të tjera.

“Klasa Kreative BONEVET”, po realizohet në shkollën “Kelmend Rizvanolli” në Gjakovë, ku nxënësit e kësaj shkolle të moshave 8-10 vjeçare po vijojnë mësime shtesë ku përgatiten për të mësuar, punuar dhe krijuar modele unike me duart e tyre, që kanë të bëjnë me teknologjinë, elektronikën, robotikën dhe programimin.

Këtë çmim në emër te FIQ e ndau Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, çmim ky për që BONEVET është një motivim më i madh të vazhduar me projekte të radhës që qëllim kryesor kanë inkurajimin e të rinjve që të gjejnë talentet e tyre dhe të fitojnë aftësi të reja.