Aleksandër Dugin qysh më 2010 ka paralajmëruar kthimin e Rusisë në Ballkan dhe nxitjen e kundëramerikanizmit në Evropë

09.03.2017 20:52:29

(Pjesë nga intervista e Aleksandër Duginit dhënë një portali serb më 2010, e që shpërfaq elemente thelbësore të aspekteve gjeopolitike ruse dhe sllavo-ortodokse.)

Në këtë pjesë flitet për pozitën e Rusisë dhe të Serbisë në kontekstin gjeopolitik e gjeostrategjik; për strategjinë se si duhet bërë bashkë kundër SHBA-ve; si duhet lidhur me qarqe europerëndimore kundëramerikane; se si duhet bërë gjithçka që armiqtë të zemërohen në mënyrë që të kontrollohen dhe të mposhten edhe mendërisht; pse serbët dhe sllavo-ortodoksët provokojnë shqiptarët në rajon; pse Dugin mendon se Euroazia është e vetmja zgjidhje për serbët, rusët, iranianët, turqit, evropianët etj. Pra, në masë të madhe mund të kuptohet edhe sjellja e Rusisë dhe e Serbisë gjatë viteve në vazhdim e edhe sot e gjithë ditën.

Natyrisht, shqiptarët gjejnë shumë arsye pse duhet penguar me çdo kusht frymën kundërperëndimore, e në mënyrë të veçantë kundëramerikane që po e shpërfaq sekta okulte e Albinit, dhe opozita në përgjithësi, si dhe e majta në Tiranë në krye me Edi Ramën.

Sa është e motivuar Rusia që në rrethanat ekzistuese të politikës së jashtme të kthehet në Ballkan?

Sipas mendimit tim, tash për tash Ballkani nuk është në rend dite të udhëheqjes së Rusisë. Kuptohet se duhet që të rregullojmë gjërat rreth Kaukazit Verior dhe Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Por, herëdokur do të kthehemi!

Nuk e fshihni nderimin e madh ndaj serbëve. Çfarë roli, sipas mendimit tuaj, mund ta luajë populli i vogël serb, dhe afërisht i dobësuar?

Unë serbët thjesht i dua. Për shkak të bukurisë së tyre të brendshme, për shkak të guximit të tyre, për shkak të tragjikes së tyre. Për shkak të besnikërisë ndaj sllavo-ortodoksizmit, për shkak të pathyeshmërisë së tyre. Në përgjithësi, thjesht i dua, dhe kjo është më e rëndësishme nga ajo se për çka. Serbët nuk janë popull i vogël, me t’u bashkuar me ne bëhen 200 milionë! Nuk di se çka end emund të bëni. Por jam i bindur se diçka do të bëni.

Ndoshta konsideroni se kemi humbur çdo betejë, sepse shumëçka ka ndryshuar në skenën  e politikës së brendshme. Ata që janë betuar në Kosmet, tash “këndojnë këngë evropiane” – megjithëse të pakoordinuar.

Gjithçka tash varet nga Rusia. Nga Serbia dhe nga serbët nuk varet asgjë. Sikur serbët bile ta kishin kuptuar pjesërisht, do të fillonin të merrnin pjesë në politikën ruse e jo në atë serbe. E për “dorëzim pozicionesh” nuk mund të akuzoj askë, megjithëse politikanët properëndimorë të Serbisë nuk janë simpatikë. Pas asaj që keni përjetuar, dhe për shkak se Moska ju ka lënë në baltë, nuk kam të drejtë të akuzoj. Gjithçka varet nga Moska.

Populli serb me vite veç është në një depresion kombëtar, nuk sheh rrugëdalje, as personalitet që do ta nxirrte nga pozicioni kolonial dhe poshtërues.

Po kjo është plotësisht e kuptueshme. Mendoj se ekzistojnë dy rrugë – të kyçen në politikën evropiane në çelësin kundëramerikan, dhe në politikën ruse, po ashtu në çelësin sllavo-ortodoks kundëramerikan dhe kundëratlantik. Serbi, për dallim nga rusët, çdo kund mbetet serb. Prandaj, nëse në atdhe nuk mund të bëjnë asgjë, duhet të kërkojnë pika ku mund të bëjnë diçka . Refugjatët palestinezë në Iran i sollën ajatollahët në pushtet. Nëse ka të tillë serbë aktivë, le të shkojnë në Rusi, ose në Evropë që të luftojnë me SHBA-të dhe ndikimitn e agjentëve. Luftat nga të cilat gjithçka varet nuk janë më në Serbi.

Për serbët në Kosovë dhe Metohi askush nuk po shqetësohet! Nuk ju duket se në Ballkan edhe më tej “duhet të dridhet”! Bile edhe Kisha Ortodokse Serbe ka përjetuar një goditje të fortë.

Për fat të keq, është dridhur dhe do dridhet! Duhet bërë gjithçka të mundur se si t’u ndihmohet serbëve në Kosovë dhe Metohi. Republika Srpska, të cilën e lam vizituar më 1992, është në rajon i mrekullueshëm, ashtu si edhe njerëzit që jetojnë atje. Dhashtë Zoti që të mbahemi të gjithë! Sa i përket komentit mbi goditjen ndaj Kishës Ortodokse Serbe – po, është goditje ndaj KOS, por kjo edhe duhet të pritet. Duhet ta dimë se ne kemi punë me armiq jo vetëm fizikë, por edhe shpirtërorë!

Ndoshta mund t’ju duket skajshmërisht pesimiste, por sipas mendimit tuaj a po përgatitet “fshirja” e Serbisë si shtet i tërësishëm nga harta e botës? Regjionalizimi, provokimi i krizave në rajonin e Rashkës, në lindje të Serbisë, problemi i Vojvodinës.

Mendoj se nuk do të ndalen derisa nuk do ta rrënojnë Serbinë. Tash është në modë provokimi i konflikteve etnike, madje dhe në kuadër të një shtëpie. Për këtë amerikanët janë mjeshtër! Por përsëri po përsëris – këtu vetëm shumë pak varet nga serbët. Duhet zemëruar armiqtë në mënyrë që të dominohen me të gjitha shkathtësitë dhe të fillohet një luftë e vërtetë kundër tyre. Ata neve po na mundin jo vetëm me forcë, por edhe me mendje.Por, për këtë, neve askush nuk mund të na pengojë që të zhvillojmë mendjen tonë dhe ta shfrytëzojmë kundër armiqve.Nëse nuk ka mundësi që të mposhtet armiku  në pakicë, ndoshta duhet të mendohet se si të mposhtet në shumicë. Davidi dhe Goliati – nuk duhet frikësuar këtyre të mëdhenjve! Vetëm duhet t’u gjendet vendi i dobët. Mendoj se duhet të përgatitet armatën rrjetëzuar të brezit të ri – sllavo-ortodokse, sllave, srërbe, ruse.

Rusia vëllazërore na është larg. Ku shkon Serbia, ku Rusia? A është Euroazia e vetmja zgjidhje?

Sipas mendimit tim, Rusia vjen në vete shumë ngadalë. Palejueshëm ngadalë! Rusai nuk mund dhe të mos bëhet superfuqi, ndryshe nuk do të jetë fare. Serbia tash është në pozitë të tmerrshme – asgjë nuk japin as krenaria, as patundshmëria, as përkulja, as kompromiset. Euroazia është zgjidhja e vetme edhe për serbët, edhe për rusët, edhe për grekët, edhe për iranianët, edhe për turqit,e dhe për evropianët. Bi të gjitha, e tëra është në duart e Zotëriut. “Asgjë nuk është e humbur derisa nuk është e humbur krejt” (K. Malaparte). Edhe: “Kush mbahet deri në fund, ai edhe do të shpëtojë”.